E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan kerkon pasardhesin e Ancelotti-t

Pak dite me pare Ancelotti deklaroi se enderron te drejtoje Bregun e Fildishte, ndersa Milan po hedh syte gjetke.

30 qershori 2010 mund te jete data e ndarjes mes Milanit dhe trajnerit Ancelotti dhe kjo ka bere qe drejtuesit kuqezi te mendojne qe tani per pasardhesin e teknikut te suksesshem italian.

Pak dite me pare ai deklaroi se enderron te drejtoje Bregun e Fildishte, ndersa Milan po hedh syte gjetke. Ne krye te listes se alternativave qendron Frank Rijkaard. Kete lajm e ben te ditur gazeta “Marca”, e cila shikon edhe Ancelotti-n si trajnerin e ardhshem te Real Madrid. Ne listen e kuqezinjve jane gjithashtu edhe ish lojtare si Costacurta apo e Leonardo.

Ky i fundit prej kohesh po qendron ne pankine ne krah te ciftit Ancelotti-Tassotti dhe kjo mund t’i sherbeje ne te ardhmen per te drejtuar kuqezinjte. Te gjitha keto alternativa mund te diskutohen ne tavoline, nese vertet Ancelotti do kerkoje t’i jape fund aventures ne “San Siro”.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›