E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal, Gallas sulmon shoket e skuadres

Francezi ka thene fjale te ashpra per disa nga shoket e skuadres duke i akuzuar per “mungese shpirti te skuadres dhe mungese kurajoje”.

Nga jashte duket nje prej skuadrave me te bashkuara ku eksperianca e te vjeterve shkrihet me talentin e te rinjve, por ne te vertete nuk qenka keshtu. Arsenal, nje prej skuadrave me te mira ne Premier League ka problemet e veta dhe kete nuk ngurron ta thote William Gallas.

Francezi ka thene fjale te ashpra per disa nga shoket e skuadres duke i akuzuar per “mungese shpirti te skuadres dhe mungese kurajoje”. Kritikat vijne pas humbjes 0-2 ne shtepi nga Aston Villa, qe i shkeputi “topcinjte” edhe me shume me kreun e renditjes. “Nuk jemi shume kurajoze ne ndeshje dhe une besoj se duhet te jemi si ushtare. Te jesh kampion do te thote te luftosh cdo jave dhe te mos dorezohesh asnjehere”, thekson mesfushori 31 vjecar ne prag te ndeshjes kunder Manchester City-t.

“Nuk eshte e mundur te fyesh nje shok skuadre gjate ndeshjes. Dua te mbrohem pa permendur emra por nuk eshte e udhes qe te rinjte te bejne komente te tilla”, perfundon francezi.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›