Kriza Europiane, Langarde: Zgjidhje emergjente
NJU JORK- Nevojiten zgjidhje urgjente për krizën europiane. Ka qënë kjo deklarata e shefes se FMN-së, Kristine Lagarde, e cila ka mohuar raportimet në media për diskutime me Spanjën dhe Italinë për ndihmë emergjente nga fondi.
Sipas saj veprimi i kordinuar i bankave më të mëdha të botës tregon se politikbërësit e kanë marrë seriozisht rrezikun dhe janë në gjendje për tu përgjigjur me shpejtësi.
“FMN është veçanërisht i kënaqur me shumë vende të Eurozonës që po tregohen të vendosur për tu përballur me rrënjët e krizës dhe për të proceduar me masat e nevojshme për të rikthyer besimin e tregjeve”-tha Lagarde gjatë vizitës së saj në Meksikë.
(el.me/News24/BalkanWeb)