Gjykimi i Limajt vazhdon në janar 2012
PRISHTINE- Viti 2012 do jetë vendimtar për gjykimin e rastit Kleçka. Tashmë janë caktuar seancat e gjykimit prej fundit të janarit deri në muajin qershor, ndërsa më 30 janar do të shqyrtohet kërkesa e mbrojtjes për pranueshmërinë apo jo të dëshmive të Agim Zogajt. Lajmi bëhet i ditur nga Koha Ditore.
Gjykata e ka quajtur të suksesshme kërkesën e mbrojtjes për të shtyrë përkohësisht disa seanca deri në plotësimin e dokumenteve të nevojshme nga ana e Prokurorisë. Avokatët mbrojtës e kanë quajtur një fitore të parë duke shpresuar edhe në të tjera gjatë gjykimit. EULEX-i ka pranuar se ky rast është ndër më të rëndësishmit në periudhën e pasluftës.
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar të enjten procesi gjyqësor në rastin “Kleçka” ndaj ish-ministrit, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999.
Kur Fatmir Limaj po hynte në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë për të vazhduar procesin në rastin Kleçka, dhjetëra studentë ishin mbledhur para ndërtesës së Gjykatës dhe me pankarta në dorë protestonin kundër këtij procesi gjyqësor.
“Unë kam hero, heroi im është Fatmir Limaj”, shkruhej në pankartën që mbanin në dorë studentët, derisa kërkonin lirimin e tij dhe të gjithë të akuzuarve tjerë në rastin Kleçka.
(ma.ar/BalkanWeb)