E Diel, 1 Nëntor 2026

HIV/AIDS, Vasili: Strategjitë e zgjedhura kanë qenë efikase

TIRANË- Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të ulët të HIV/AIDS, ndërsa, së bashku me Kombet e Bashkuara po punon për përmbushjen e objektivit "Zero infeksione, zero vdekje, zero diskriminim". Në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS, MSH dhe OKB kanë bërë thirrje për rritjen e testimeve dhe këshillimeve vullnetare për HIV.

“Sot lexojmë strategji të përpunuara në nivel botëror dhe ku Shqipëria ka qënë aspiruese e tyre. Këto rezultate tregojnë se strategjitë e zgjedhura dhe pozicionet e mbajtura kanë qënë efikase. Të dhëna interesante tregojnë se mbas ’97 shifrat e reja të infeksioneve kanë rënë 20 për qind, që nga ana epidemiologjike është shumë sinjifikante dhe ka shmangur 2.5 milion vdekje nga AIDS në botë, do të thotë që këmbëngulja të shpërblen me rezultate të mëdha dhe të rëndësishme”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në një konferencë për mediat, mbajtur në Hotel "Tirana International", në çelje të aktiviteteve të ditës së sotme.

Sipas tij, Shqipëria duke mbajtur pozicionin e saj si vend me prevalencë të ulët, ka qënë më afër realizimit të objektivave. Ministri Vasili e vuri theksin tek niveli i ulët i testimeve vullnetare për HIV/AIDS, duke apeluar për më shumë punë në këtë drejtim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›