Bisedimet, raundi i 8-të, Tahiri: Serbët të paangazhuar
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri dhe Borko Stefanovic kanë bërë publike për mediat detaje nga raundi i tetë i bisedimeve në Bruksel. Sipas Tahirit, mes Kosovës e Serbisë ka diferenca, ndërsa ajo e sheh Serbinë më shumë të paangazhuar për të arritur marrëveshje si për menaxhimin e integruar të kufijve, ashtu edhe për cështjet e energjisë dhe telekomunikacionit.
“Bisedimet kanë zgjatur deri në orët e vona. Ende ka diferenca mes palëve, nuk ka rezultate konkrete. Për sa i përket cështjes së menaxhimit të integruar të kufijve, mund të them se shteti i Kosovës ka dhënë mbështetjen, për një model europian, por gjatë dialogut merret përshtypja e të gjitha palëve. Është një proces kompleks ku do të shohim sa do të përparojmë”, ka thënë Tahiri.
Kryenegociatorja e Kosovës, u shpreh më tej se, “Serbia nuk ka pasur asnjëherë angazhim serioz që kur janë hapur bisedimet në mars”. Ajo tha se Serbia duhet të reformojë mendësitë politike, duke e cilësuar Kosovën si shtet sovran.
Nga ana e tij Stefanovic, komentoi se nuk mund të ketë arritje pas çdo raundi bisedimesh.
(ma.ar/BalkanWeb)