Greqi, shpërthim para zyrës së ish-ministrit të Ekonomisë
Një shpërthim ndodhi sot përpara zyrës së ish-ministrit grek të Ekonomisë, socialistit Gerasimos Arsenis, në Athinë. Shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima, ndërkohë policia dhe njësia antiterror kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve.
Sipas burimeve nga zyra e Arsenis, njëkohësisht zyra e bashkëshortes së tij, Luca Katseli, aktualisht përgjegjëse e sektorit të ekonomisë në partinë opozitare PASOK, vendosja e eksplozivit ishte njoftuar përmes një telefonatë anonime në redaksinë e një gazete greke.