Kakavijë, rinis puna pas ndërprerjes nga pala greke
KAKAVIJË- Pas një bllokimi prej 7 orësh ka rinisur puna në pikën kufitare të Kakavijës.
Një defekt në rrjetin kompjuterik të punonjësve të doganës greke shkaktoi ndërprerjen e punës në pikën doganore.
Puna nga ana e palës greke është pezulluar mesnatën e djeshme, ndërkohë që ka shkaktuar radhë të gjata pritjeje.
Në pikën kufitare të Kakavijës ende nuk ka asnjë afat të përcaktuar lidhur me kohëzgjatjen e këtij defekti, ndërkohë që udhëtarët deklarojnë se kjo ka shkaktuar mjaft probleme në lëvizjen e tyre.
Pika kufitare e Kakavijës për shkak të palës greke në mjaft raste është kthyer në problem shqetësues për udhëtarët, të cilët janë detyruar të qëndrojnë në pritje me orë të zgjatura. Vetëm pak ditë më parë për shkak të grevës së palës greke puna në doganë u pezullua katër ditë.
(e.m/BalkanWeb)