Kriza, Greqia arkivole nga Berati
23/01/2012 Menaxherët e firmave të funeraleve thonë se tregtia po u ecën mirë, shtuan dhe fuqinë punëtore
“Në disa raste bëjmë dhe shkëmbime me mallra apo pajisje për bizneset tona”
BERAT- Janë disa makina, maune të etiketuar ALBANIA, të cilat një herë apo dhe dy herë në javë mbushen me arkivole të prodhuara nga një firmë prodhues e arkivoleve të shërbimeve funerale në qytetin e Beratit. Burime konfidenciale të cituara pranë firmave prodhuese të arkivoleve për shërbimet funerale pohuan pa dashur të indentifikohen se arkivolet janë porositur nga disa firma funerale të kryeqytetit helenë. Duket se ajo që ndikon në këtë rast për eksportin e arkivoleve të porositura nga firmat greke të Athinës e më gjerë që përdoren për funeralet e tyre kudo që ndodhin vaki në ato zona, është prodhimi i tyre me cilësi. Po të njëjtat burime thanë për gazetën se kjo kërkesë është bërë nga bizneset në fjalë tetë muaj më parë dhe që në këto muaj krize që po kalon shteti helen, ky biznes po lulëzon dhe është shtuar dy e tre fishimi i këtij eksporti.
Edhe vdekja në “krizë”...
Të njëjtat burime kofidenciale u shprehën për gazetën “Metropol” se ndikim të veçantë në këtë eksport funeral është dhe vlefta në lek me të cilin blihen nga firmat helene arkivolet. Një nga menaxherët e firmave prodhuese i cituar nga gazeta, tha se, nëse një arkivol me të njëjtën cilësi prodhimi në Athinë nga firmat helene prodhohen me vlerën 1000 euro, po me të njëjtën sasi eurosh në firmën tonë prodhuese të arkivoleve këtu në Berat blihen dy e më shumë të tillë. Për ne, shton menaxheri, eksporti i arkivoleve ndikon për mirë, pasi me lulëzimin e këtij eksporti ne kemi trefishuar prodhimin dhe për pasojë kemi shtuar dhe fuqinë punëtore. Po sipas pohimeve të një prej menaxherëve të firmave prodhuese të arkivoleve beratase që merret me tregun helen citon se muajt e fundit kërkesat nga firmat funerale greke janë shumëfishuar dhe kjo sipas tij vjen për arsye të krizës që ka mbërthyer tashmë Greqinë edhe në këtë sektor prodhues. Me firmat helene kemi shumë bashkëpunime në fusha të ndryshme pune si ai imobiliar, i eksportit të gurit dekorativ, prodhimeve të ndryshme artizanale, bimëve medicinale dhe shumë artikuj të tjerë, por që me rënien e krizës që tashmë ka mbërthyer në darë Greqinë i vetmi biznes që po lulëzon është vetëm eksporti i arkivoleve. Madje muajt e fundit kemi vendosur në bashkëpunimet tona se nëse firmat helene nuk paguajnë dot me lekë në dorë këtë prodhim kemi rënë dakord dhe me këmbim në mallra të tjerë, si lëndë të para për fabrikat tona, makineri të ndryshme qofshin këto motorike apo dhe stacioneve për prodhime të ndryshme në bujqësi e industrinë tonë apo dhe në atë agro-ushqimore. Për firmat tona prodhuese këmbimi reciprok ndikon edhe në importet në uljen e kostos së transportit, pasi mjetet tona transportojnë në Greqi arkivole dhe prej andej sjellin në Berat prodhime të ndryshme që nuk ka tregu jonë siç janë kryesisht agrume.
Eksportet
I pyetur në konfidencë për gazetën nëse eksporti i arkivoleve lejohet për në shtetin helen, menaxheri i njërës prej firmave prodhuese të arkivoleve, tha se, deri në këto momente që ne kemi disa muaj që kryejmë këtë eksport të dyja doganat në pikat e kalimit kufitar nuk na kanë nxjerrë probleme. Ndërsa i pyetur nëse prodhimi ynë për funeral pëlqehet nga pala greke, menaxheri u përgjigj se nëse nuk do të pëlqehej ky eksport nuk do të vazhdonte ose më mirë do të ndërpritej, por në fakt ka ndodhur e kundërta; është shtuar prodhimi për arsye të rritjes së kërkesës. “Një ditë drejtuesi i mjetit më lajmëroi se një nga policët tanë në pikën e kontrollit kërkoi të mësonte se çfarë i donte Greqia kaq arkivole, pasi sipas tij dy orë më parë kishte kaluar një maune që sipas tij plot me të “vdekur”, por pas sqarimit që mori nuk foli më dhe vijon punën, ndërsa nga pala helene nuk kemi pasur asnjë problem të tillë përkundrazi jo vetëm janë sjellë mirë, por kanë kontrolluar dhe kanë shpejtuar në shumë raste edhe procedurat që maunet e mbushura plot me arkivole të mos qëndrojnë gjatë në këto pika kalimi të kontrollit në kufijtë mes dy shteteve”.