Të ftohtët: këshillat për të shmangur komplikacionet shëndetësore
20/01/2012 Ekspertët e Shëndetësisë apelojnë për kujdes të veçantë gjatë këtyre ditëve
Përballë fluksit të lartë të urgjencave të paraqitura në spitale për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga ulja e theksuar e temperaturave gjatë ditëve të fundit, ekspertët e shëndetësisë u kanë bërë thirrje sërish qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në marrjen e masave parandaluese që të mos përballen me komplikacione të rënda shëndetësore, që vijnë nga rëndimi i infeksioneve respiratorë deri në ftohje të shkallëve më të rënda. Krahas përdorimit të kontrolluar të medikamenteve, që duhet të merren vetëm pas rekomandimit të mjekut, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë rivënë në vëmendje rreziqet për shëndetin në periudhat e uljeve të ndjeshme të temperaturave, duke detajuar edhe këshillat që duhet të ndiqen. Drejtori i Shëndetit publik në MSH, Gazmend Bejtja, u ka bërë apel qytetarëve gjatë ditës së djeshme që të tregohen të kujdesshëm që të parandalojnë në kohë rreziqet që po shkakton vala e të ftohtit që ka mbërthyer prej ditësh vendin. “Është e rëndësishëm që të zbatohen masat e higjienës respiratore, të shmanget frekuentimi i ambienteve të mbyllura publike nga personat që janë të prekur nga gripi apo shfaqin shenja dhe ankesa të gripit. Të sigurohet temperatura dhe ajrimi i duhur i ambienteve të brendshme për të mundësuar funksionimin normal të aparatit te frymëmarrjes dhe reduktimin e ngarkesës mikrobike dhe virale”, - ka deklaruar Bejtja. Më tej ai ka shtuar se qytetarët duhet të vishen me veshje të ngrohta në rast dalje jashtë për të ruajtur temperaturën trupore, të mbulohen pjesët më të ekspozuara, si: koka, qafa, këmbët dhe duart, të shmanget lagia, të vishen këpucë të ngrohta që mbrojnë nga rrëshqitjet. Po ashtu është e nevojshme që të evitohet dalja herët në mëngjes dhe në darkë, si dhe të mbahet një dietë e rregullt ushqimore. Të tjera veprime që do të parandalojnë komplikacionet janë edhe kufizimi i punëve të rënda apo vrapimet. “Qytetaret të kujdesen që fëmijët dhe të moshuarit të mos kenë ftohtë, pasi ata mund të mos e ndiejnë. Kujdes me fëmijët nën 1 vjeç, të mos flenë në dhoma të ftohta, pasi humbasin nxehtësi me lehtë se të rriturit dhe nuk gjenerojnë nxehtësi përmes dridhjes. Kujdes të veçantë duhet të kenë foshnjat, fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna”, - ka përfunduar Bejtja.