Thyhet rregullorja, ekipi me 19 të huaj
Bylis
Sipas rregullave të vendosura një muaj më parë në FSHF, mes drejtuesve të klubeve dhe Komisionit të Disiplinës, u ra dakord që ekipet të kishin në fushë më pak se 5 futbollistë të huaj në ndeshje zyrtare, pasi në të kundërt do ta humbasin takimin në tavolinë. Megjithatë, shumë nga skuadrat e kampionatit tonë po mundohen të eliminojnë një fenomen të tillë, duke u dhënë dorën lojtarëve vendas. Po të shohësh merkaton, të pakta janë skuadrat që kanë afruar lojtarë të huaj. I vetmi ekip që deri më sot ka thyer rregulloren, është Bylisi. Një ditë më parë, në Ballsh kanë zbarkuar 10 futbollistë nigerianë, të cilët u janë shtuar 9 të tjerëve që ishin akomoduar në janar. Drejtuesit e Bylisit, 8 muaj më parë, afruan 6 nigerianë, ndërsa 3 të tjerë ishin nga kombe të ndryshme. Kështu ballshiotëve këtë herë u duhet të hapin krahun, ose të zbatojnë rregulloren.
Thyhet rregullorja, ekipi me 19 të huaj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip