E Diel, 1 Nëntor 2026

Vau i Dejes, bie niveli, Koman e Fierza te pandryshuar

TIRANE- Të dhënat e përditësuara të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se situata në tre Hidrocentralet e Kaskadës së Drinit vazhdon të jetë shqetësuese. Shkarkimet do të vazhdojnë të jenë të rritura, të detyruar për të mbrojtur digat nga dëmtimet për shkak të prurjeve të shumta.

Niveli i ujit në Hidrocentralin e Fierzës, paraditen e sotme shënonte 296. 64 cm, gati e pandryshuar nga pasdite e djeshme kur niveli i ujit kishte arritur në kuotën 296. 63 m.

Prurjet, sot në Fierzë, ishin në kuotë të pandryshueshme nga pasditja e djeshme, 1160 m kub/sek, gjithashtu dhe shkarkimet me 710 m kub/sek.

Në Liqenin e Komanit niveli i ujit sot paradite ishte 173.8 cm, gati e pandryshuar nga pasdite e djeshme 173. 9 metra. Prurjet dhe shkarkimet paraditen e sotme janë rritur në krahasim me një ditë më parë. Sot kuotat e prurjeve ishin 350 m kub për sekondë, ndërsa dje pasdite ato shënonin 282 metër kub për sekondë.
Shkarkimet janë 1000 m kub/sek, ndërsa dje pasdite ishin në kuotën e 900 m kub/sek.

Derdhjet nga Vau i Dejës që kanë shkaktuar dhe përmbytjet në zonën e nënShkodrës , vazhdojnë të jenë në kuota të larta, 1960 m kub /sek, ndërsa gjatë ditës së djeshme (paradite) shkarkimet ishin në kufirin maksimal të tyre, 2000 metër kub për sekondë, ndërsa pasdite ishin 1500 m kub ujë në sek.
Vihet re një rënie e niveli të ujit në Vaun e Dejës. Nga kuota 75.68 cm që u raportua pasditen e djeshme, KESh raporti sot kuotën 75.03 m. Janë ulur dhe prurjet. Sot shënohen shifrat 150 m kub për sek, nga 200 që ishin pasditen e djeshme.
Që nga fillimi i këtij viti, zona fushore e Nënshkodrës, përmbytet për të tretën herë nga rreshjet dhe shkarkimet e Hidrocentraleve, gjë që u ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik banorëve të kësaj zone.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›