Moratinos: Së shpejti bisedimet për anetaresimin e Shkupit
SHKUP- Maqedonia mund të marrë një datë për fillimin e negociatave përfundimtare për anëtarësi në Bashkimin Evropian deri në qershor të këtij, brenda presidencës spanjolle të organizatës.
Këtë ka deklaruar dje ministri iJashtëm spanjoll Miguel Anhel Moratinos, i cili ndodhet në Maqedoni për një vizitë dy ditore.Zoti Moratinos nuk tha nëse kjo nënkuptonte edhe zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, e cila bllokon integrimet e Maqedonisë.
Presidenca Spanjolle është e vendosur që gjatë presidencës së saj të publikojë datën për fillimin e negociatave të anëtarsimit në BE," tha zoti Moratinos në Shkup.
"Jam i bindur se data të shpallet para përfundimit të presidencës spanjolle," deklaroi dje pas takimit me homologun e tij maqedonas Antonio Milloshovski. Ai u shpreh me tone mjaft pozitive për arritjet që ka bërë Maqedonia dhe autorietet kundrejt përshpejtimit të procesve integruese. Ministri i Jashtëm Milloshoski tha se proceset integruese euroatlantike janë forca lëvizëse e shoqërisë së Maqedonisë.
Maqedonia ndihet e përgatitur për të filluar bisedimet me BE për anëtarësim.- tha Milloshoski duke shtuar se – Maqedonia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Greqinë për kapërcimin e mosmarrëveshjes lidhur me cështjen e emrit
Zoti Moratinos paralajmëroi një takim të nivelit të lartë me vendet e rajonit që do të mbahet në fillim të qershorit në Sarajevë të Bosnjës. “Ballkani perëndimor duhet bashkarisht të shënojë përparim sa i përket integrimit europian.”- tha Moratinos.
(s.g/BalkanWeb)