E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Meta: Zgjidhet me takim Berisha-Rama

Zëvendëskryministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar se një takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama do të ishte zgjidhje për situatën politike në vendin tonë. Ilir Meta ka bërë apel që forcat politike të lënë mënjanë interesat e vogla duke theksuar se marrja e pyetësorit nga Komisioni Europian është një moment me rëndësi për të gjithë forcat politike. Ministri theksoi se integrimi në Bashkimin Europian është gjithëpërfshirës dhe nuk i ndan shqiptarët në të majtë dhe të djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›