Rama: Viti 2010, shpërthimi i krizës ekonomike

Pas Durrësit dhe Beratit opozita e ka vijuar protestën e saj për hapjen e kutive në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij kryetari i PS-së Edi Rama duke kërkuear sërish hapjen e kutive të votimit ka theksuar se opozita po proteston sepse njerëzit e kanë të pamundur të festojmë sepse po përballen me mosmarrjen e rrogës.
Më tej Rama theksoi se viti 2010 shpërthimi i krizës ekonomike në familjet shqiptare duke theksuar se opozita i bëri thirrje Berishës për krizën por ai nuk e dëgjoi këmbanën e saj dhe as atë të FMN-së duke e fshehur krizën dhe duke thelluar borxhet për hesap të pushteti të tij.
Ai shtoi gjithashtu se viti 2010 do të jetë viti që shqiptarët do të paguajnë faturën e politikës së gënjeshtrave dhe korrupsionit të këtij kryeministri i cili me marrëzinë për pushtet ia ka shterur fuqitë ekonomisë së vendit.
"Hap kutitë ose largohu Sali Berisha sepse në ato kuti ke marrë peng bashkë me votën tonë edhe zgjidhjen e krizës" theksoi Rama duke shtuar se Beirsha e ka humbur të drejtën për të qeverisur vendin.