Kriza, Montobio: Të zgjidhet përpara 6 marsit

Kriza politike në Shqipëri rrezikon integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Kjo ka qenë kryefjala e ambasadorit spanjoll në Tiranë Manuel Montobio pas takimit me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë. Ambasadori spanjoll vendi i cili mban edhe presidencën e BE-së tha se kriza duhet zgjidhur përpara datës 6 mars dhe opozita duhet të kthehet në kuvend.
Ndërkaq, Komisioneri Europian Helmut Lohan tha se klasa politike shqiptare është ajo e cila duhet të gjejë zgjidhje dhe asnjë institucion tjetër ndërkombëtar nuk do të bëjë propozime lidhur me zgjidhjen.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, dy ambasadorët, Lohan dhe Montobio kanë qenë të angazhuar në një proces të gjatë negociatash mes palëve. Edhe ditën e martë si Lohan edhe Montobio kanë takuar kreun e shtetit Topi përpara se ky i fundit të takonte z.Rama dhe Berisha.