E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e gjirit te Meksikes, 69 milione dollare demshperblim

69 milionë dollarë është fatura financiare që do t’i serviret kompanisë naftënxjerrëse britanike “British Petroleum” prej Shtëpisë së Bardhë për ndotjen e shkaktuar pas plasjes së pusit të naftës në Gjirin e Meksikës. Fatura u njoftua në një konferencë për shtyp nga Uashingtoni e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, i cili saktësoi se kompania britanike duhet të paguajë këtë shifër për të rimbursuar tatimpaguesit amerikanë.

Ndotja në Gjirin e Meksikës dhe më tej në Atlantik prej disa javësh është kthyer në problemin prioritar të administratës Obama. Kompania “British Petroleum” ditën e enjte nisi një plan të ri për izolimin e pusit, pas dështimit të “Top Kill” i ndërmarrë disa ditë më parë. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›