Panairi i librit me forcat tona

Panairi i librit Tirana 2010 sjell me 11-15 nentor ne Pallatin e Kongreseve 80 subjekte botuese. Shkrimtare pjesemarres jane vetem autore shqiptare. Nje vizite hulumtuese edhe nga presidenti i panairit te Lajpcigut
Me 11 nentor ora 18.00 hapet ne Pallatin e Kongreseve edicioni i 13-te i Panairit te Librit ne Tirane. Marrin pjese rreth 80 subjekte botuese nga Shqiperia Kosova Maqedonia Mali i Zi po edhe nje stende modeste me botime nga Rajoni e pak me gjere si Bullgaria Kroacia Sllovenia Bosnje-Hercegovina dhe Gjermania te cilet ekspozojne deri me 15 nentor. Ka nje stende kolektive per keto subjekte qe do te sjellin nga nje perfaqesues ne panair.
Nuk pritet te shohim ne stendat e panairit shkrimtare te huaj te njohur apo fitues te cmimeve te medha letrare. Arsyeja sipas organizatoreve ngelet po ajo qe ka qene per me shume se nje dekade jete te panairit. Shkrimtaret e medhenj shkojne ne tregje te medha levizjet e tyre drejtohen nga agjencite e te drejtave te autoreve nga shtepite e medha botuese.
Nuk mund te vije nje shkrimtar i njohur ne Shqiperi aty ku shitet 2000-4000 kopje ai shkon atje ku shitet 100.000-200.000 kopje 1 milion kopje. Te ne vijne autoret mesatare thote Petrit Ymeri kryetar i Shoqates se botuesve te Shqiperise organizues te ketij aktiviteti.
Nga shkrimtaret tane Ymeri zbulon tri emra veprat e te cileve kane qene gjithnje prezent ne stenda dhe jane individe qe prej nje periudhe te gjate kryejne nje diskutim me lexuesin neper prozes si ne rastin e Kim Mehmetit nga Maqedonia nepermjet studimeve letrare po edhe poezise si ne rastin e Sabri Hamitit nga Kosova nepermjet perkthimit studimit dhe letersise si ne rastin e Aurel Plasarit nga Shqiperia.
Plasari do te jete nje nga te ftuarit zyrtare te Panairit Tirana 2010. Drejtori i Bibliotekes Kombetare thuhet se ka nje arsye te forte per te qene i ftuar ne kete menyre sepse i vjen lexuesit me nje studim mbi heroin Kombetar Skenderbeun studim te cilin e ka mbajtur gjate ne duar.
Mehmeti Hamiti Plasari keta jane miqte e panairit.
Mik tjeter po i ardhur nga ca me larg eshte Oliver Zile presidenti i panairit prestigjioz te Lajpcigut.
Ai do te jete ketu per tu njohur me botime shqiptare me autore botues shtepi botuese. Shoqata e botuesve ka kerkuar zyrtarisht nga Panairi i Lajpcigut qe ne nje te ardhme te afert ne vitin 2012 Shqiperia te jete tema e Panairit te Lajpcigut tregon Ymeri.
Fjala eshte qe letersia dhe kultura shqiptare te kete nje prezantim dinjitoz ne te ardhmen ne kete panair. Deri me tani prezantimet kane qene sporadike dhe ne panair kane marre pjese pak autore. Pra nuk ka qene nje prezantim i mirefillte i letersise dhe editorise shqiptare.
Vitin e kaluar kujtojme qe ne kete aktivitet mori pjese shkrimtari Ben Blushi dhe disa autore nga Kosova.
Ne panairin Tirana 2010 shihen edhe disa ndryshime ne strukture dhe organizimin e aktiviteteve. Per shembull organizatoret do donin te shmangnin kaosin e pervitshem qe dominon atmosferen disi por sidomos promovimet pa kriter te librave.
Tri- kater prezantime ne 2 ore. Kryetari i Shoqates se Botuesve Shqiptare thote qe do te kete vetem nje salle promovimesh per te bere prezantim te veprave serioze te autoreve serioze.
Edhe ne strukturen e jashtme mendohet te kete ndryshime te krijohet me teper hapesire midis stendave ne menyre qe te jene me te kontrolluara dhe me te rregullta levizjet e vizitoreve dhe te bleresve.
Panelet e diskutimeve per problemet e gjuhes redaktimit perkthimit me shkrimtare akademike perkthyes botues njohes te letersise mbeten.
Diten e fundit te panairit behet ndarja e cmimeve cmimi per librin me te mire per perkthyesin me te mire cmimi per librin me te mire per femije.
Mendohet qe kete vit te reduktohet cmimi per stenden me te mire dhe te shtohet cmimi per vepren studimore me te mire.
Panairi i Librit mbeshtetet nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve me vleren 1.6 milion leke.