E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP Rama i paster Prifti shkeli ligjin

03/11/2010Lista me te gjithe zyrtaret e hetuar dhe te gjobitur pas kontrollit

Gjobitet dhe bashkejetuesi i Albana Vokshit Bregu nen hetim

Kryetari i bashkise Edi Rama ka rezultuar i paster gjate hetimit te Inspektoratit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive ILDKP ndersa Dritan Prifti ish-ministri i Energjetikes eshte gjobitur me 300 mije leke. Kjo behet e ditur nga vete institucioni ne fjale i cili ka arritur ne kete perfundim pas nje kontrolli te mbi 200 zyrtareve te larte te cilet kane dorezuar deklaraten e pasurise prane ketij institucioni. Ne listen e hetimit kane kaluar dhe zyrtare te akuzuar nga forcat politike per venie pasurish ne menyra te dyshimta akuza keto te bera publike ne shtyp.

Edi Rama

Nga hetimi ka rezultuar se kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama megjithese i superakuzuar per marrje ryshfeti 20 te shumes se objektit serish ka rezultuar i paster nga kontrolli i inspektoreve. Kjo edhe sepse Dritan Avllaj apo Tan Lepri i akuzuar si sekser i Edi Rames nuk figuron te kete marre leje ndertimi apo kontrata te tjera ne Bashkine e Tiranes. Subjekti Edi Rama me funksion kryetar i Bashkise Tirane ka kaluar ne kontroll te plote i perzgjedhur nga shorti i zhvilluar me 29.04.2010. Ne perfundim te procedurave investiguese rezulton se ka perputhje mes vetedeklarimit nga ana e subjektit dhe te dhenave te marra nga ILDKP-ja ne te gjithe regjistrat publike dhe private. Gjate veprimeve kontrolluese Inspektorati i Larte ka kerkuar informacion nga Bashkia Tirane per marredhenie qe mund te kishte krijuar shtetasi Dritan Avllaj me kete institucion. Nga pergjigjja zyrtare e Bashkise Tirane rezulton se ky shtetas per te cilin ka pasur diskutime ne media se ka lidhje interesash private me subjektin Edi Rama nuk ka lidhur kontrata dhe nuk ka perfituar fonde publike nga Bashkia Tirane thuhet ne njoftimin e ILDKP-se.

Nderkohe Inspektorati i Hetimit te Pasurive ka gjobitur me nje gjobe prej 300 mije lekesh ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti pasi ky i fundit ka emeruar ne postin e anetarit te Keshillit Mbikeqyres te OST personin qe me pare i kishte shitur aksionet e firmes Fortis per 1.8 milione dollare. Gjithashtu dhe veprimet e kryera nga bashkeshortja Meri Prifti ne lidhje me kete ceshtje kane qene ne kundershtim me ligjin. Ne perfundim ILDKP-ja ka krijuar dyshime te arsyeshme se nga ana e subjektit dhe nga personi i lidhur me te bashkeshortja znj. Meri Prifti jane kryer veprime te kunderligjshme ne menyren e krijimit te pasurive ne rastin e rritjes se perqindjes se aksioneve ne FORTIS 2 sh.p.k pa dhene asnje kontribut real ne vlere apo ne natyre pervec kapitalit fillestar si edhe ne realizimin e kontrates se shitblerjes se aksioneve ne kete shoqeri ne vleren 242.704.970 leke ne kundershtim me kerkesat e ligjit nr. 9367 dt. 7.4.2005 Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike thuhet ne deklaraten e ILDKP-se.

Bregu-Vokshi

Jashte vemendjes per hetimin e pasurive nuk kane mbetur as ministrja e Integrimit Majlinda Bregu apo dhe deputetja Albana Vokshi te akuzuara nga opozita per fshehje pasurie. Sipas njoftimit ministrja e Integrimit eshte ende ne proces hetimi ne lidhje me kete ceshtje ndersa eshte gjobitur personi qe bashkejeton me zonjen Vokshi Arian Tartari. ILDKP-ja po vazhdon proceduren e hetimit administrativ nderkohe qe ka gjobitur me 30.000 leke shtetasin Arian Tartari per Refuzim per deklarim me kerkese nga ana e personit te lidhur. Mungesa e ndeshkimit ne Kodin Penal per mospermbushjen e detyrimit per deklarim nga ana e personit te lidhur detyron ILDKP-ne te mos marre masa te metejshme thuhet ne deklaraten e ILDKP-se.

Hetimet per 22 zyrtaret e larte

Edi Rama kryetar i Bashkise Tirane rezulton i paster nga hetimi.

Dritan Prifti gjobe 300 mije leke veprime te dyshimta.

Rasim Hamzaraj gjobe 30 mije leke refuzim deklarimi.

Arian Tartari refuzim deklarimi 30 mije leke.

Astrit Farruku ZRPP Burrel dyshime mbi krijimin e vleres 55.000 euro.

Majlinda Bregu vazhdon hetimi.

Kujtim Qefalia refuzim deklarimi 30 mije leke gjobe.

Adil Agolli ish-doganier Qafe-Thane per mosmbulim te shumes 3 milione.

Joana Konomi ish-permbaruese mosmbulim te shumes 115.000 euro.

Arben Aliu ish-doganier mosmbulim te shumes totale 2.8 milione leke.

Te gjobitur per konflikt interesi

Besard Banushi inspektor Tatime Gjirokaster 100000 leke

Endrit Maloku inspektor Tatime Fier 100000 leke

Isa Ramaj kryetar komune Qender M. Madhe 100000 leke

Ledina Ferko inspektore Tatime Fier 100000 leke

Vjollca Dokolli inspektore Tatime Tirane 100000 leke

Halil Cara doganier Durres 100000 leke

Ylli Muho kryetar komune Antigone Gjirokaster 100000 leke

Ened Kosova doganier Kapshtice 100000 leke

Denada Kote inspektore Tatime Elbasan 150000 leke

Perikli Zisi drejtor i Auditit Bashkia Sarande 10000 leke

Osman Balani drejtor Ekonomik Bashkia Sarande 10000 leke

Syrja Ormenaj kryetar Bashkie Ura Vajgurore 200.000 leke

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›