E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Sarkozi: S'mund te leme te falimentoje Greqia

PARIS- Presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi sot se Greqia nuk mund të lejohet të falimentojë një vend që është në zonën euro, përndryshe euroja nuk ka kuptim.

"Nuk mund ta lejojmë të falimentojë një vend që është në zonën euro. Nëse nuk e mbështesim Greqinë, sepse ajo po bën përpjekje, nuk ishte nevoja të fusnim euron", deklaroi Sarkozy në një tryezë të rrumbullakët në Paris me fermerë francezë, në kuadrin e sallonit të bujqësisë.

Greqia miratoi dje planin e masave shtrënguese për të luftuar kundër grizës së rëndë ekonomike dhe financiare me të cilën po përballet.
Në kërkim të mbështetjes ndërkombëtare kryeministri grek Jorgo Papandreu pritet të takohet nesër me presidentin francez, pas bisedimeve të djeshme me kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe përpara një udhëtimi në Uashington.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›