Strategjia e NATO-s, nje grup ekspertesh vizitojne Tiranen
TIRANE- Një grup ekspertësh të NATO-s, që po punojnë për hartimin e konceptit të ri strategjik të Aleancës do të vizitojnë Tiranën në datat 11-12 mars, në kuadër të angazhimit të Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës.
Vizita e delegacionit të NATO-s u bë e ditur nga zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, gjatë një raportimi të saj për këtë çështje në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare pak ditë më parë.
Mjedisi i ri strategjik global dhe politikat e reja sa i takon mbrojtjes dhe sigurisë kanë nxitur NATO-n për hartimin e një koncepti të ri strategjik, pjesë e të cilit do të jetë dhe Shqipëria.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen për këtë qëllim ka ngritur një grup pune i përbërë nga ambasadorë të Aleancës dhe ekspertë të saj, nën drejtimin e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, i cili po punon për këtë doktrinë të re, ku do të përcaktohen politikat e organizatës më të madhe ushtarake dhe format e partneritetit në të ardhmen, në fokusin e zhvillimeve të reja globale.
Ky ekip, që po përgatit piketat kryesore përsa i takon këtij dokumenti, ka nisur vizitat në vende të ndryshme anëtare të Aleancës, ndërkohë që në vizitën e tij në Tiranë javën e ardhshme ekspertët e NATO-s do të njihen me qëndrimin e konsoliduar të institucioneve shqiptare, qeverisë, parlamentit dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë për këtë doktrinë të re, për të cilën Ministria e Jashtme përgjigjet për anën politike të procesit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes atë teknike.
Sipas Harxhit, Shqipëria ka një rol kyç në këtë proces, pasi është një faktor stabiliteti dhe sigurie në Ballkan. Puna e NATO-s në rajonin tonë nuk ka përfunduar pasi ajo vazhdon me zgjerimin dhe vende të tjera, përfshi dhe Kosovën, por dhe me misionet paqeruajtëse në Kosovë dhe Bosnje.
(s.g/balkanweb)