E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza Severin Topi eshte ne fushen e qeverise

TIRAN- Zevendespresidenti i grupit te socialisteve dhe demokrateve ne Parlamentin Europian njeherazi dhe numri dy i komisionit te politikes se jashtme ne Parlamentin Europian Adrian Severin ben qeverise pergjegjese per krizen ne vend dhe deklaron se zgjidhja tashme I takon asaj.

Deklarata eshe bere gjate mbledhjes se Komitetit te Internacionales Socialiste ne nje interviste per median shqiptare.



Me poshte deklarata

Une mendoj se ne kemi nje deshire te sinqerte ta shohim Shqiperine plotesisht te integruar ne Bashkimin Europian dhe ne kuader te kesaj ne e mbeshtetem shume progres raportin e fundit qe u prezantua nga Komisioni Europian. Megjithate eshte absolutisht e qarte se megjithe deshiren tone per ta pershpejtuar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE por megjithe kerkesat e miqve tane socialiste ne Shqiperi te cilet na kerkuan te pershpejtojme kete proces ne nuk mundemi qe thjesht ta fillojme kete proces perpara se te jene tejkaluar mosmarreveshjet e brendshme politike perpara se te jene zbatuar plotesisht kriteret politike te Kopenhagenit cka do te thote qe qeveria dhe opozita te punojne sebashku te njohin rolet e tyre respektive ne nje demokraci. Ne nje demokraci qeveria nuk eshte gjithcka. Ne nje demokraci opozita eshte nje institucion publik eshte nje institucion i nevojshem dhe duhet respektuar. Njekohesisht ajo duhet perfshire ne procesin politik. Pra propozimet e fundit sugjerimet e fundit te bera nga socialistet shqiptare per te konsoliduar kesisoj ose per te arritur nje stabilitet te qendrueshem brenda vendit jane te mirepritura nga ne pra mendoj jo vetem nga socialistet dhe demokratet europiane por edhe nga familjet kryesiore politike ne Europe dhe ne kete moment presim nje pergjigje pozitive nga qeveria shqiptare. Une mendoj se ne kete moment topi eshte ne fushen e qeverise dhe per kete arsye e gjithe pergjegjesia per hapat e metejshme bie mbi qeverine shqiptare. Pra shpresoj se pergjigja do te jete pozitive dhe se nisur nga kjo pergjigje ne mund te punojme per te arritur nje stabilitet te mirefillte politik ne vend dhe jo thjesht nje stabilitet ne dukje dhe me kete stabilitet ne mund te vazhdojme me tej me negociatat dhe mbeshtetjen e perbashket per te permbushur hapat dhe per te arritur standardet per futjen e vendit ne BE.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›