Rama Berisha te zgjidhe krizen politike

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka riperseritur edhe njehere qendrimin e opozites se pa u hetuar zgjedhjet nuk do te kete asnje bashkepunim per refomen zgjedhore dhe i ka bere thirrje kryeministrit Berisha ti jape fund zgjidhjes se krizes politike ne vend.
Duke iu referuar ofertes se re te opozites per te hetuar vetem materialet zgjedhore kreu i opozites i beri thirrje kryeministrit Berisha te jape pergjigje per oferten e re te opozites dhe theksoi edhe njehere se pa u dhene nje pergjigje Partia Socialiste nuk do te marre pjese ne asnje tryeze per ndryshimet ne reformen zgjedhore.
Berisha ka deshtuar per fshehjen e se vertetes per krizen politike. Ai vazhdon te deshmoje qe qeveria nuk eshte e gatshme te zgjidhe kete krize prandaj oferta jone eshte e vetmja jone per ti dhene fund zgjidhjes se krize politike theksoi Rama.
Ai gjithashtu i beri thirrje kryeministrit Berisha ti hape rruge hetimit te zgjedhjeve per ti hapur rruge sipas tij reformes zgjedhore.
Pa hetuar zgjedhjet ska reforme zgjedhore dhe ska as zgjedhje te mundshme ne Shqiperi theksoi Rama duke theksuar se PS-ja dhe Opozita e Bashkuar eshte e vetmja shprese per nje qeverisje me te mire.