Kriza, Wilshire:Jo garanci për zgjidhje të shpejtë

Parlamentarët e Këshillit të Evropës janë optimistë në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe thonë se hapi i parë duhet të jetë kthimi i parlamentit në funksion të plotë.
Kështu është shprehur raporteri i Këshillit të Evropës, David Wilshire i cili është në Shqipëri në kuadër të delegacionit në një intervistë për BBC-në.
"Kam një optimizëm të arsyeshëm se ne do t'i shohim ata që të ndërmarrin hapin e parë, apo ndoshta dy-tre hapat e parë, drejt një zgjidhjeje të plotë, por nuk pres një zgjidhje të plotë që nesër në mëngjes" theksoi Wilshire.
Bashkëraporteri për Shqipërinë, deputeti konservator britanik David Wilshire deklaroi gjithashtu se ai ende priste të kishte vështirësi në zgjidhjen e krizës, por se ata ishin të gatshëm të ndihmonin në kapërcimin e problemeve.
Gjithashtu Wilshire tha se garancia për zgjidhjen e krizës do të vinte nëse partitë politike në Shqipëri do të kishin besim tek njëra-tjera.