E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat biometrike, afatet shtyhen

Afati per marrjen e pasaportes biometrike, nga koha e aplikimit nga dy jave qe ishte, eshte shtyre ne nje muaj ne Tirane dhe nje muaj e gjysme ne rrethet e tjera.

Per kete vendin nuk ka nje shkrese zyrtare dhe per pasoje as edhe nje shkak zyrtar. Megjithate ministri i Brendshem Lulzim Basha, nen shoqerine e sekretares franceze per Tregtine e Jashtme Anne Marie Idrac vizitoi mjediset e kompanie "Sazhem" qe prodhon pasaportat dhe kartat e identitetit dhe deklaroi se procesi po ecen me ritme te larta.

Sekretarja franceze per Tregtine e Jashtme pasi pa nga afer ambientet vleresoi cilesine e dokumentave qe sipas saj plotesojne standartet evropiane. Vete kompania 'Sazhem' ende nuk eshte shprehur per kapercimin e afateve qe sipas kontrates duhet te ishte dy jave.

Vete Ministria e Brendshme nepermjet zedhenesit e ka justifikuar situaten me fluksin e emigranteve qe u kthyen ne Shqiperi dhe aplikuan per pasaporten biometrike gjate festave te fundvitit.

Sipas zedhenesit deri me tani numri i aplikimeve ka mberritur ne gjysme milioni, nderkohe qe nuk jepen statistika te sakta se sa persona aplikojne ne dite per paspaporte biometrike prodhohen ne dite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›