Alston: Mashtrim me shifrat e gjakmarrjes
Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta për viktimat e gjakmarrjes dhe të ngujuarve për shkak të saj. Sipas Filip Alston komisionerit të OKB-së për çështjet jashtë gjyqësore, shifrat që raporton policia janë shumë të ulta ndërsa ato që raportojnë organizata të ndryshe shumë më të larta. Sipas tij kjo moskorrespondencë shifrash çon në një situatë të paqartë, sipas tij ajo që duket qartë është fakti se qeveria mundohet t'i zvogëloj këto shifra ndërkohë që duhet të bëjë një punë shumë të madhe për të zvogëluar këtë fenomen.
Gjate konferencës së tij i pyetur për çështjen e Gërdecit Alston ka thënë se nëse do të jetë e nevojshme për hetimet duhet të kërkohet edhe heqja e imunitetit të deputetëve. Ndërsa për sa i përket varrezave të krimeve të komunizmit ai u shpreh se qeveria shqiptare ka premtuar se do të ngrejë një insitut për studimin e shkeljeve të periudhës komuniste si dhe një grup pune për zbulimin e varreve masive.