E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së takohen me Ramën e Berishën

Arkiv

(E PERDITESUAR)- Kreu i opozitës, Edi Rama, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Etore Sekui dhe atë të OSBE-së, Eugen Volfarth. Ndryshe nga herët e tjera, në këtë takim nuk ka qenë i pranishëm ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.

Situata e krijuar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për bashkinë e Tiranës, mendohet se ka qenë edhe tema kryesore e takimit, i cili është mbajtur në kryesinë e PS-së.

Takimi mes Ramës dhe ambasadorëve ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta.

Pas takimit me Ramën, dy ambasadorët kanë realizuar një takim edhe me kryeministrin Sali Berisha.

“Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet  e fundit në vend, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, si dhe perspektivat për të ardhmen. Kryeministri Berisha u rikonformoi ambasadorëve vendosmërinë dhe vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të qene tërësisht e hapur dhe transparente për të bashkëpunuar me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat në shërbim të integrimit dhe anëtarësimit në BE, të cilat  kërkojnë konsensus të gjerë. Kryeministri Berisha theksoi se, edhe ftesa që iu dërgua opozitës nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z.Astrit Patozi, ishte në këtë kontekst, por pavarësisht se mori përgjigje negative nga ana e opozitës, ne – theksoi Kryeministri -,  mbetemi të hapur për një bashkëpunim të bazuar në respekt të Kushtetutës dhe shtetit ligjor,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›