Dashnor Sula: Basha është numri dy pas Berishës
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, në një intervistë për një të përditshme, ka vlerësuar Bashën si numrin dy në PD pas Sali Berishës. Sula tha se Basha ka një karrierë përpara dhe është në gjysëm të rrugës. Ai u shpreh se atë e presin suksese edhe më të mëdha.
Basha ka treguar se mund të jetë pas Berishës si një person që gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm te të gjithë qytetarët, por edhe tek gjithë simpatizantët e PD-së, ka thënë Sula. Ai u shpreh se me siguri Basha do jetë në një post të lartë në PD, por vijoi duke thënë se nuk e di se konkretisht në çfarë posti, pasi atë do e vendosin strukturat e PD-së.