Kriza, bankat ne sulm

Me nismen e Bankes Federale Amerikane, bankat qendrore ne shtate vende, perfshi edhe Banken Qendrore Europiane, ndermoren nje levizje te paprecedent duke ulur normen e interesit me 0.5 perqind ne menyre te koordinuar.
Norma e interesit të rezervës federale në Amerikë zbret nga 2% në 1.5%, ndërsa BQE nga 4.25% në 3.75 %.
Njëkohësisht normat u reduktuan edhe nga Banka e Anglisë, Kanadasë, Kinës, Suedisë, dhe Zvicrës.
Sipas BBC, ky hap i pazakontë në financat ndërkombëtare ka si synim të normalizojë tregjet dhe të lehtësojë peshën që po ndjen ekonomia nga reniet ne bursa.
“Federal Reserve”, që koordinoi veprimet për uljen e normës së interesit tha se vendimi, i cili zhvlerëson dollarin u mor në bazë të provave që vërtetonin një ngadalësim të aktivitetit ekonomik dhe redkutim të trysnive inflacioniste.