E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, furnizime për ushtrinë afgane

Ushtria amerikane do ta pajisë ushtrinë afgane me automjete të blinduara dhe armë të reja që përmbushin standardet e NATO-s në një përpjekje për të nxitur kapacitetin e forcës së re, njoftoi sot ushtria amerikane.

Dhuna është rritur në Afganistan pavarësisht nga fakti se afro 64 000 trupa të huaja në vend po luftojnë kundër militantëve talebanë dhe ekspertët ushtarakë mendojnë se ushtria afgane është e rëndësishme për stabilitetin afatgjatë të vendit.

Numri i ushtrëve afgane ka arritur tani në më shumë se 62 000 ushtarësh dhe pritet të dyfishohet në 134 000 në vitet e ardhshme. Automjetet dhe armët e reja do të jenë një nxitje për një ushtri që i mungojnë armët, tanket dhe avionët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›