Kom. Hindu, Raporti: Romët në Shqipëri, në varfëri ekstreme
Komuniteti Hindu me qendër në SHBA i bëri thirrje Shqipërisë që të mbështesë komunitetin Rom në vendin tonë. Sipas kësaj deklarate, ky minoritet jeton në varfëri ekstreme dhe i përjashtuar nga jeta shoqërore.
NEVADA- Romët në Shqipëri jetojnë në varfëri dhe të përjashtuar nga rritja ekonomike. Në një deklaratë të lëshuar nga Komuniteti Hindu, me qendër në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bëhet thirrje vendit tonë që të integroje në mënyrë urgjente komunitetin Rom, të cilët sipas kësaj deklarate, jetojnë në varfëri ekstreme.
Ndërsa, po sipas këtij raporti ky komunitet është i përjashtuar nga jeta sociale dhe ekonomike e Shqipërisë prej një kohe të gjatë. Zëdhënësi i komunitetit Hindu në Nevada, Rajan Zed, i cili është njëkohësisht edhe president i Universitetit të Shoqërisë Hinduiste, shprehet nëpërmjet kësaj deklarate se “Romët në Shqipëri përballen me keqtrajtime të vazhdueshme, shkollim dhe shërbim shëndetësor jashtë standarteve, papunësi, shkelje të të drejtave të njeriut”, etj.
Në këtë deklaratë thuhet se Shqipëria, vendi i Nënë Terezës, i Skënderbeut, i plazheve të bukura Joniane, qyteteve historike si Berati duhet të bëjë më shumë për komunitetin e saj Rom.
Ndërkaq, në të njëjtën ditë që publikohet një thirrje e tillë, nën kujdesin e presidentit të Republikës, Bamir Topi, u zhvillua ceremonia e vendosjes së kulturës së minoritetit Rom në Muzeun Historik Kombëtar. Gjithçka, filloi me një aktivitet të thjeshtë ku gratë Rome qepin veshje tradicionale rome për të mbrojtur dhe promovuar kulturën e tyre. (a.r/news24/balkanweb)