E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e "Alitalia"-s, tërhiqet "Air France-KLM"

Në Itali është pezulluar të martën shitja në bursë e aksioneve të kompanisë së fluturimeve "Alitalia". Pezullimi u bë një ditë pasi kompania franko-holandeze, "Air France-KLM", tërhoqi ofertën e saj për blerjen e kompanisë shtetërore italiane të fluturimeve. "Alitalia" prej muajsh përballet me vështirësi financiare, që rrezikojnë falimentimin e saj. Ndërkohë, kabineti qeveritar që shpërndahet së shpejti pritet të mblidhet për të gjetur një mundësi që kompania të vazhdojë fluturimet. Marrëveshja për blerjen e firmës varej nga mbështetja që do t‘i ofronte asaj qeveria e re, që pritet të marrë pushtetin. Kabineti i qendrës së djathtë, i drejtuar nga Silvio Berluskoni, është kundër vendosjes së "Alitalia"-s nën kontrollin e huaj. Në mungesë të fondeve, "Alitalia" pritet të pezullojë fluturimet në fund të majit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›