Fshatrat siriane, ku mbijeton gjuha e Krishtit
Elias Khuri kujton edhe sot ato ditë kur të moçmit e këtij fshati të quajtur Malula, flisnin vetëm aramaisht, gjuhën e folur nga Jezusi. Në atë kohë ky fshat, i lidhur me kryeqytetin, Damaskun, vetëm përmes një autobusi që lëvizte për orë në rrugën e gjatë e të paasfaltuar ishte thuajse i tëri i krishterë. Monument i gjallë historik, që tregonte se si ishte pak a shumë Lindja e Mesme përpara mbërritjes së islamit.
Khuri, tashmë 65-vjeçar, me mjekër e flokë të thinjur, pranon se thuajse e ka harruar ngjyrën me të cilën komunikonte në vegjëli me të ëmën.
"Po zhduket", thotë në arabisht, i ulur bashkë me të shoqen buzë krevatit, në shtëpinë me mure të bëra me balë e kartë, ku është rritur. "Shumë nga fjalët aramaike as që i përdor më dhe i kam humbur".
Malula, bashkë me dy fshatra të tjera fqinje, ku flitet gjithashtu aramaisht, konsiderohet në Siri si një ishull unik linguistik. Në manastirin e Shën Serxhit dhe Bakut, një kodër pranë qytetit, vajza të reja u lexojnë turistëve lutjet e Zotit në aramaisht, ndërkohë që në qendër të fshatit, një dyqan i vogël shet apo dhuron libra mbi këtë gjuhë.
Por ishulli është zvogëluar shumë gjatë viteve të fundit dhe disa banorë tremben se nuk do ta ketë shumë të gjatë. Të krishterët aramaisht-folës, dikur të shtrirë në një hapësirë që përfshinte Sirinë, Turqinë e Irakun, pak e nga pak janë shkrirë me popullsitë dhe kulturat e këtyre vendeve. Disa i lanë këto troje, ndërsa shumë të tjerë u konvertuan në myslimanë. Gjatë dekadave të fundit, procesi është përshpejtuar edhe më tej.
Jona Sabar, profesor i gjuhëve semitike në Universitetin e Kalifornisë, thotë që sot Malula dhe fshatrat fqinje përfaqësojnë "Të fundmit e Mohikanëve" të aramaishtes perëndimore, e cila mendohet si gjuha e folur nga Krishti dymijë vjet më parë.
Me shtëpitë e ngjitura bukur pas shpateve të maleve, Malula qe shumë e shkëputur nga Damasku, kryeqyteti sirian, dhe banorët qenë disi të detyruar ta kalonin tërë jetën aty. Por tani nuk ka më punë për të gjithë dhe të rinjtë largohen për ta kërkuar gjetkë, tregon Khuri.
Edhe në ato raste kur kthehen, ka pak shanse të flasin aramaisht. Autobusët që shkojnë në Damask niseshin zakonisht një apo dy herë në ditë, tani këtë e bëjnë çdo 15 minuta dhe falë rrugës së shtruar udhëtimi zgjat rreth një orë. Kontaktet e vazhdueshme me qytetin e madh, për të mos përmendur internetin dhe televizionin, e kanë dëmtuar shumë ishullin linguistik. "Brezat e rinj e kanë humbur interesin ndaj aramaishtes", shton i trishtuar Khuri.
E mbesa, Katja, një vajzë shumë e shkathët 17-vjeçare, e veshur me xhinse, ofron disa shembuj të gjuhës: "Auafih", për "ngjatjeta"; "allou a pelaç a fetah", për "Zoti qoftë me ty". Aramaishten më së shumti e ka mësuar në një shkollë gjuhe të Malulas, e ngritur dy vjet më parë me qëllim mbajtjen gjallë të kësaj gjuhe. Gjithashtu di edhe disa këngë dhe ka nisur të mësojë ta shkruajë dhe ta lexojë, diçka që gjyshi nuk e bëri gjatë gjithë jetës së vet.
Khuri buzëqesh teksa i dëgjon ato fjalë, por i kujtohet mirë kur 60 vjet më parë nxënësit që flisnin aramaisht në klasë merrnin shuplaka të nxehta nga mësuesit, gjatë epokës së politikave të arabizmit të zonës.
"Tani gjërat kanë ndryshuar", tregon. Familjet flasin arabisht në shtëpi dhe aramaishten e mësojnë në qendrën gjuhësore, ku studiojnë edhe disa të huaj.
Në një kryqëzim në qendër të fshatit, përpara një qendre tregtare, një grup të rinjsh i konfirmojnë fjalët e Khurit. "Flas pak aramaisht, por e kuptoj me shumë vështirësi", thotë 20-vjeçari Fathi Mualemi.
Një 20-vjeçar tjetër, i quajtur Xhon Fransis, thotë: "Im atë ka shkruar një libër mbi aramaishten, por unë e flas me shumë vështirësi" (Emrat që tingëllojnë si perëndimorë janë të zakonshëm në Siri dhe Liban).
Malula - që në aramaisht do të thotë "hyrja" - e merr emrin nga një legjendë që ka të bëjë me ndarjet në trashëgiminë fetare. Thuhet se Shën Takla, një grua e bukur që studionte me Shën Palin, u largua nga shtëpia e saj që ndodhej diku në Turqinë e sotme, pasi prindërit paganë nuk pranonin që e bija kishte përqafuar fenë e krishterë. Kur arriti në Malula, rruga i qe bllokuar nga mali. Vajza u lut dhe shkëmbinjtë u hapën më dysh, duke krijuar edhe një rrjedhë uji mes tyre.
Sot turistët vërtiten lart e poshtë shtegut të ngushtë mes shkëmbinjve të lartë, përmes të cilit thuhet se kaloi shenjtorja. Aty pranë, dy duzina murgjish jetojnë në manastirin e Shën Taklës, ku gjendet edhe një jetimore e vogël. "Lutjet e Zotit ua mësojmë fëmijëve në aramaisht", thotë një prej murgjve. Aty pranë gjendet edhe një vend i shenjtë, ku mendohet se ka jetuar Shën Takla.
Trashëgimia gjuhësore e Malulës ngjalli interes veçanërisht pas shfaqjes së filmit të aktorit dhe regjisorit amerikan, Mel Gibson, "Pasioni i Krishtit", ku dialogohej në tre gjuhë, aramaisht, latinisht dhe hebraisht. Që të gjithë në qytet e kanë parë filmin, por janë të paktë ata që thonë se e kanë kuptuar gjuhën që flitej aty. Dhe nuk është faji i tyre: në të është përdorur një tjetër dialekt aramaik, ndërkohë që shqiptimi i aktorëve i vështirësonte edhe më tej gjërat, thotë Sabar, profesori i gjuhëve semitike.
Aramaishtja ka ndryshuar gjithashtu edhe me rrjedhën e shekujve, duke u ndikuar fort nga arabishtja siriane, thotë profesori. Por shumica e banorëve të Malulës besojnë se gjuha që flasin sot është tamam ajo me të cilën predikonte dikur Krishti dhe me të cilën do të predikojë kur të rikthehet.
"Prindërit dhe gjyshërit na kanë folur gjithnjë në këtë gjuhë", thotë Suhail Milani, një shofer autobusi, rreth të pesëdhjetave. "Shpresoj se nuk do të zhduket".