E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudi Vata: Vllaznia, një sfidë speciale për mua

/* */

Rudi Vata është opsioni i parë për të marrë drejtimin e Vllaznisë, pas largimit të ish-trajnerit Mirel Josa.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare (59 ndeshje), dhe një nga kandidaturat e përfolura si pasuesi i Josip Kuzhesë, e konsideroi një sfidë speciale të qenit trajner i skuadrës ku është formuar si futbollist.

“E njoh mirë Vllazninë. Është qyteti ku kam lindur dhe kam hedhur hapat e parë karrirën time të gjatë si futbollist. E konsideroj një sfidë speciale”, - tha ish-mbrojtësi i njohur.

Vata, i cili në Shqipëri ka veshur edhe fanellat e Dinamos (kampion 1989-1990) dhe Tiranës (kampion 2002-2003), tha se është optimist për atë çka mund të japin kuqebekutë, 9 herë kampionë të Shqipërisë.

“Vllaznia, përtej ndonjë problemi të përkohëshëm, është një skuadër që gjithmonë ka qenë pretendente dhe me objektiva të qarta në të dyja kompeticionet. Ka individë shumë të talentuar, dhe besoj se grupi do të funksionojë”, - thksoi Vata, i cili ka luajtur në Francë, Skoci, Gjermani, Qipro, e madje në Japoninë e largët.

Agjenti i FIFA-s dhe themeluesi i “Vata Vision Football Mangament”, i pajisur edhe me licencën UEFA A të trajnerit, pritet të takohet sërish me drejtuesit e shoqërisë që administron klubin shkodran.

“Bisedimet janë të mbara dhe kanë mbetur disa detaje teknike për t’u diskutuar”, - tha Vata për “Albania-sport.com”.

Pas gjashtë javëve të para, Vllaznia ndodhet në vendin e tetë më 7 pikë, duke pasur një bilanc të dobët për emrin e saj, 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Vllaznia do te luaje sot per Kupen e Shqiperise kunder Bylisit (ne bankine do te jete ndihmesi Elvis Plori), ndersa ne javen e 7-te te Kategorise Superiore do te prese Pogradecin ne "Loro Boriçi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›