E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berluskoni përgënjeshtron çdo parashikim për dorëheqje

ROMË- Kryeministri italian italien Silvio Berluskoni përgënjeshtroi kategorikisht sot në mbrëmje çdo parashikim për dorëheqje duke ironizuar me qeveritë e pasluftës në Itali që nuk qëndronin në fuqi më tepër se 11 muaj.
"Shpreh keqardhjen që më duhet t'i zhgënjej nostalgjikët e Republikës së Parë kur qeveritë zgjasnin mesatarisht 11 muaj", deklaroi në një komunikatë kryetari i qeverisë italiane.

Sipas Berluskonit, "kudo murmuriten fjalë dhe thashethemet lidhur me një çështje: dorëheqja e kësaj qeverie". Por, kryeministri, 75 vjeç, theksoi se nuk mendon asnjë minutë për këtë për shkak të sensit të përgjegjësisë që ai ka ndaj zgjedhësve dhe ndaj vendit".

"Ky sens përgjegjësie na imponon ne dhe qeverisë të vazhdojë betejën e civilizimit që ne po zhvillojmë në një moment të vështirë krize", shtoi ai.

Kryetari i Partisë Demokrate, forca kryesore e opozitës së qendrës së majtë Pier Luigi Bersani i kërkoi edhe njëherë dorëheqjen Berluskonit gjatë një mbledhjeje zhvilluar sot në Romë.

Ai premtoi t'i kthejë Italisë rangun që ka humbur duke aluduar për mbikëqyrjen e posaçme të Bashkimit Evropian dhe FMN-së lidhur me angazhimet buxhetore dhe reformat në Itali.

Italianët quajnë Republika e Parë periudhën nga viti 1946 deri në 1992 kur demokracia kristiane dhe partia socialiste ishin dy partitë më të forta dhe ndanin pushtetin përpara se të shpërndaheshin me skandalin politiko-financiar 'Duar të Pastra'.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›