Kriza e Milanos, Seria A humb magjinë
TIRANE-Futbolli i Milanos duket në krizë dhe kjo i ka shqetësuar të gjithë. Seria A ka humbur jo pak në spektaklin e saj, pasi dy gjigandë të futbollit italian duken që tani të dorëzuar në betejën për titullin kampion.
“Milani shiti futbollistët më të mirë të tij, ndërsa ne jemi duke futur në skuadër gradualisht të rinjtë, - deklaroi presidenti i Interit Masimo Morati. – Sigurisht që as ne dhe as Milani nuk kemi një superskuadër, ndonëse shpresojmë që të vijnë rezultate të mira. Për fat të keq nuk mund t’ia lejojmë vetes një super kampion prej 20 milionë eurosh”, shtoi ai, duke konfirmuar më pas edhe trajnerin Stramaçoni. “Edhe në vitet e shkuara Milani është nisur keq, por më pas ka arritur të bëjë sezone shumë të mira, - deklaroi që nga Kanadaja për Sky Sports, Alesandro Nesta. – Nuk e di nëse do të ketë një alternativë për Masimiliano Alegrin, megjithatë sherri mes tij dhe Inzagit nuk më pëlqeu aspak. Nëse ka shkuar siç thonë, atëherë janë sjellë si dy kalamaj”, shtoi ish-mbro-jtësi kuqezi.
E ndërkohë, mediat kanë publikuar edhe një sms tallës të Zllatan Ibrahimoviç, që po shkëlqen te PSG, drejtuar ish-shokëve të tij. “E patë që shënoi një suedez?”, shkruante ai, referuar Ranegie.
(d.b/GSH/BalkanWeb)