Skënderbeu arrin Tiranën, Laçi hap portën në fund
TIRANE-Nëse nuk ishte tolerim, pak i mungonte. Skënderbeu ka fituar 3-0 ndeshjen përmbyllëse të javës së katërt të Superligës, në një ndeshje që ka dhuruar dy pamje të ndryshme. Në pjesën e parë, laçianët kanë qenë tepër luftarakë duke e vënë seriozisht në rrezik ekipin kampion të vendit, ndërsa në fundin e takimit, situatat ndryshuan si me magji.
Ekipi mik ka qëndruar pothuajse statik në dy golat e realizuar në tre minutat e fundit nga Sebino Plaku e Pero Pejiç, duke lënë një shije aspak të mirë për këtë fazë të sezonit. Ndoshta nuk mund të flitet për lëshim, megjithatë është fakt që laçianët u duk sikur e lanë ndeshjen në çastet e fundit të saj. Skuadra kurbinase u shthur në mënyrë të pakuptueshme, ç’ka ia lehtësoi shumë gjërat ekipit vendas, që shënoi lehtësisht edhe dy herë të tjera. Pavarësisht kësaj, Skënderbeu arriti të marrë tre pikë të arta, duke u ngjitur në kuotën 10, po aq sa Tirana, e cila të shtunën fitoi 1-0 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Korçarët konfirmohen kështu pretendentë për titullin edhe pse largimi i presidentit Zeqo dhe i disa titullarëve krijoi dyshime të shumta në startin e sezonit. Një lajm i mirë për ekipin kampion ka qenë edhe rikthimi në fushë i kapitenit Bledi Shkëmbi, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës në tre edicionet e fundit.
Ndeshja
Takimi ka nisur me Laçin më agresiv dhe që ka synuar të befasojë korçarët, duke tentuar një gol të papritur. Në fillim Milenkoviç me goditje dënimi e më pas Emurllai, për pak sa nuk kanë shënuar në portën e mbrojtur nga Orges Shehi. Minuta e 16-të ishte fatale për miqtë. Një goditje këndi e ekzekutuar nga Sabien Lilaj, ka gjetur kokën e Ditmar Bicit, i cili arriti të shënonte golin e avantazhit për Skënderbeun. Pas këtij momenti, vendasit kanë qenë më të qetë dhe kanë rrezikuar disa herë të shënojnë golin e dytë me kundërsulm.
Sidomos një moment i Souzës, që u shërbye në zonë nga Pejiç, ka bërë që laçianët të dridhen. Emurllai shënon në fundin e pjesës së parë, por goli anulohet për ofsajt. Në pjesën e dytë, trajneri Josa ka hequr Shkëmbin për Kërçikun dhe Skënderbeu ka qenë disi më ofensiv. E megjithatë, Laçi ka bërë një volum të madh loje, por pa arritur të finalizojë. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej 1-0, laçianët ndryshuan si me magji. Ata e ulën ndjeshëm ritmin dhe Skënderbeu përfitoi. Në minutën e 87-të Plaku dyfishoi shifrat, ndërsa Pero Pejiç realizoi golin e tretë në fund. Në të vërtetë, në të dy rastet, mbrojtja e Laçit ka qenë tërësisht statike, duke bërë që sulmuesit e Skënderbeut të shënojnë qetësisht.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)