E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e Tiranës sot në Luksemburg. Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sot në Luksemburg për krizën politike në Shqipëri. Në axhendën e publikuar në faqen zyrtare të internetit, thuhet se shefat e diplomacisë të bllokut do të diskutojnë për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, mes te cilave edhe për situaten politike në Shqipëri.

Një ndër temat kryesore të takimit është bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe gjykatës ndërkombëtarë të krimeve për ish- Jugosllavinë, në kuadër të së cilës ministrat do të dëgjojnë vlerësimet e kryeprokurorit Serzh Bramertz. Duke mbetur tek zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ministrat e jashtëm të bllokut do të diskutojnë edhe për nisjen e procesit të ratifikimit mbi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Serbinë.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›