Gjykata, 9 muaj burg për Albin Kurtin. Lirohet për kryerje të kohës së dënimit

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti është dënuar me nëntë muaj burgim nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Pas shqiptimit të dënimit nga një panel i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtare vendore, Kurti është liruar, pasi gjykata i ka llogaritur atij kohën e paraburgimit prej 10 muajsh, të cilën lideri i “Vetëvendosjes” e ka kaluar më herët.
Kurti pas daljes nga salla e gjykimit është pritur me duartrokitje nga mbështetësit e tij të mbledhur para godinës së Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Në deklaratën e tij të parë për media ai përsëriti edhe njëherë se nuk e njeh EULEX-in, pasi ai nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
“Mendoj që shpallja fajtor që ma bënë për akuzën e dytë, nuk është kurrfarë drejtësie, por është tendencë e tyre për ta mbuluar legalisht për letrat e tyre të brendshme padrejtësinë e deritanishme. Meqenëse unë kam qëndruar në paraburgim gjithsej 10 muaj, pesë muaj në burg dhe pesë të tjerrë në arrest shtëpiak këta shqiptuan një dënim i cili pak a shumë për letrat e tyre të brendshme është mbulesë” thotë Kurti.
Kurti është dënuar për veprën penale të pjesëmarrjes në grup që ka penguar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, ndërsa për dy veprat e tjera për të cilat është akuzuar, prokurori special Ali Rexha ka hequr dorë.
“I kam hedhur poshtë të gjitha akuzat e tyre dhe asnjëri prej policëve që kanë qenë dëshmitarë të prokurorisë Besart Ahmeti, Krist Gjokaj dhe Ismet Hajdini nuk i kanë konfirmuar pohimet e prokurorisë. Gjatë seancës së sotme u pa se akuzat ndaj meje nuk vijnë nga prokurori por nga gjykatësi i EULEX-it” thotë Kurti.
Kurti u arrestua të shtunën nga policia e Kosovës, menjëherë pas konferencës për shtyp që mbajti në selinë e “Vetëvendosjes” në pesë vjetorin e themelimi të saj.
Bul Salihu