Raporti i DASH: Shqipëri, burim trafikimi
Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin e përvitshëm për gjendjen e trafikimit të qënieve njerëzore në botë, në të cilën Shqipëria renditet si vend- burim trafikimi. Raporti e rendit Shqipërinë në grupin 2, ndërsa thekson se vendi ynë është sidomos burim per prostitucion të detyruar dhe pune të detyruar duke përfshirë edhe detyrimin e fëmijëve për të lypur.
Fëmijët shfrytëzohen gjithashtu per forma të tjera të punës së detyruar, ndërsa vërehet se viktimat shqiptare punojnë si brenda Shqipërisë ashtu dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe vende të tjera të Europës Perëndimore.
Raporti flet edhe për rolin dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për eleminimin e trafikimit, duke theksuar se edhe pse janë bërë përpjekje domethenësë, ekzekutiti shqiptar nuk ka përmbushur plotësisht standartet për eleminimin e këtij fenomeni.
Departamenti Amerikan i Shtetit i rekomandon qeverisë shqiptare te sigurojë identifikimin e personave që shfrytëzohen në Shqipëri si dhe rritjen e bashkëpunimit me OJQ-të në kuadër të luftës kundër trafikimit; përmirësimin e sigurisë se viktimave që bashkëpunojnë si dëshmitarë në gjykatë; finalizimin e një projektligji që u ofron ndihmë riintegrimi viktimave; identifikim me të mirë, mbrojtje dhe shërbime te specializuara për fëmijët e trafikimit si dhe ndjekjen penale të trafikuesve dhe zyrtarëve bashkëfajtorë në trafikimin njerëzor.
< I mëparshmi