Dita botërore e dhurimit të gjakut, apel dhe në Shqipëri
Ne diten boterore te dhurimit te gjakut, apeli përcillet nga prinderit e femijeve qe kane nevoje per gjak. Kamera e Alsat ishte ne nje nga qendrat ne QSUT, ku femijet e grupmoshave te ndryshme marrin gjak, pasi ata krahas ilaçeve kane nevoje per ti mbajtur ne jete. Gligori eshte nga qyteti i vlores dhe ka nje djale 7 vjec te semure me nje anemi te theksuar. Qe prej 5 vitesh ai sjelle djalin e tij ne qendren e transfuzionit, per te marre gjak. Ai tregon, se jo gjithmone gjen gjak. Shume here i eshte dashur te kthehet ne shtepi me te birin, pasi rezervat e gjakut kishin mbaruar.
"Vij nga Vlora, duhet te sjell cunin per ti hedhur gjak. Ketu po bej qe kur djali ka qene dy vjec, pra pese vjet. Ne muajin gusht ka pasur dhe mungesa, kam ardhur dhe jam kthyer prape pa i dhene gjak djalit. Dhurimi i gjakut eshte ne deshire, po paten mundesi te dhurojne", thote Gligor Marku, prind.
Te njëjtin apel te këtij prindi per te shpetuar jete, e percjellin dhe organizmat e tjere humanitare ne vendin tone. Nje nga te cilet eshte Kryqi i Kuq Shqiptar, i cili prej muajsh po mbledh rezerva gjaku ne gjithe vendin.
"Kerkesat jane shume te medha, kerkohet 380-400 njesi gjaku, por jo gjithmone arrihet ky numer, pavaresisht se ne kemi ngritje, dhe vetem brenda ketyre dy javeve kemi marr rreth 150 njesi gjaku dhe te tjere institucione jane ofruar per te dhuruar gjak, ne prape themi ka shume mungesa per gjak", tha Antimoni Qysku, koordinatore e Kryqit te Kuq Shqiptar.
Apeli i strukturave te shendetesise cdo vit eshte dhuroni gjak te pakten 2 here ne vit, cdo person mbi moshen 18 vjec dhe qe gezon gjendje te mire shendetesore.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi