E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxheve, Sarkozi takohet me Merkelin

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi pritet të takohet sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris përpara takimit kyç të BE-së.

Liderët në samitin e 9 dhjetorit të BE-së pritet të publikojnë një plan të madh për të trajtuar krizën e borxhit të eurozonës.

Një element shumë i parashikuar i një plani të tillë është integrimi më i rreptë i 17 vendeve që përdorin euron, sidomos në çështjet e buxhetit.

Kjo mund të shkaktojë më shumë ndihmë urgjente nga Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar ose ndonjë kombinim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›