Greqia akuzon shërbimet maqedonase për zjarret

Sipas gazetës greke "Kiriakatiki Demikratia" agjentë maqedonas me pasaporta shqiptare dogjën pyjet Ilia në vitin 2007.
Sipas shkrimit të kësaj gazete të datës së 5 shkurtit 2012, ekzistojnë dokumenta konfidenciale ku janë edhe emrat e shtatë anëtarëve të ekipit që organizuan zjarret në Ilia në gusht të vitit 2007, informon agjencia e lajmeve INA.
Ky dokument i është dorëzuar ministrit të Mbrojtjes të atëhershëm Vangjeli Meimaraqis dhe zëvendës ministrit të brendshëm Panajotis Hinofotis.
Shkrimi i gazetës të së dielës jep të dhëna se më 17 nëntor 2007 forcat e armatosura greke ju shpërnda një qarkore nga ministri i mbrojtjes së atëhershë Vangjelis Meimaraqis ku thuhej se këto zjarre janë vënë nga një grup i përbërë nga shtatë anëtarësh që kishte për qëllim destabilizimin dhe dobësimin e Greqisë.
Nga zjarret në Ilias në gusht 2007 humbi jetën një 63 vjeçar si dhe u dogjën 269 hektarë pyje.
Nuk është hera e parë që Greqia për vënien e zjarreve akuzon vendet fqinje. Ajo ndër vite për këto zjarre ka akuzuar strukturat shtetërore turke si dhe qytetar shqiptar. Por për këto akuza Greqia asnjëherë nuk ka ofruar fakte për të vërtetuar këto akuza.