E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE-së:Toka e helmuar në Kosovë

Produktet bujqësore që kultivohen në Kosovë janë shumë të rrezikshme për qytetarët. Madje konsumi i frutave, perimeve, mishit apo produkteve të qumështit, përfshirë qumështin, gjalpin e djathin me të cilat ushqehen qytetarët, mund të rezultojnë edhe me vdekje.

Kështu ka konstatuar Raporti i Komisionit Europian (EULUP) - “Përkrahja e mëtejme e shfrytëzimit të tokës”, të cilin e ka publikuar sot Gazeta Express.

Ky raport hulumtues mbi ndotjen e tokës bujqësore, është përfunduar në janar të këtij viti nën mbikëqyrjen e Profesorit Wolfgang Spyra.

Konstatimet nga analizat e bëra janë alarmante sa që rekomandohet sa më parë këto fakte të verifikohen dhe të përcillen me hulumtime shkencore për të evituar trazirat e mundshme sociale.

EULUP ka dëshmuar kontaminimin e tokës bujqësore, mbi normat e lejuara, me metale të rënda, në veçanti krom, nikel, plumb, zink dhe arsenik. Koncentrimi i lartë i këtyre ndotësve thuhet se është në të gjithë Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›