E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e borxheve/Berisha Do ta ruajme nivelin e borxheve ne masen 60 per qind

Ngushtimi i deficitit buxhetor dhe mbajtja e borxhit nen 60 per qind dhe ngushtimi drastik i deficitit buxhetor jane dy kushtet te cilat do te parandalojne ne te ardhmen kriza te tilla

Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave kreu i qeverise Sali Berisha u shpreh se ngushtimi i deficitit buxhetor dhe mbajtja e borxhit nen 60 per qind jane dy kushtet qe mund te parandalojne ekonomine nga kriza e thelle e borxheve e cila do te mbaje mberthyer Evropen per nje kohe te gjate. Sipas tij edhe ne samitin e fundit ne Bruksel perfundimi ishte qe kriza e borxheve do te vazhdoje ta mbaje te mberthyer Evropen per nje kohe te gjate. Ai theksoi se pavaresisht kesaj Shqiperia do te jete ne gjendje ta mbaje nivelin e borxhit nen 60 per qind si dhe do te kete rritje ekonomike kjo fale reformave te marra nga qeveria. Kriza e borxheve eshte e do te jete krize afatgjate. Ajo qe u be ne samitin e fundit ne Bruksel ishte nje akt ligjor evropian shume i rendesishem per te vendosur themelet e financave te ketij shekulli. E verteta eshte se mekanizmat e financave te shekullit te kaluar ne teresine e tyre jane pergjegjese per kete qe ne perjetojme sot. Nje gje eshte shume e sigurt qe ngushtimi i deficitit buxhetor dhe mbajtja e borxhit nen 60 per qind dhe ngushtimi drastik i deficitit buxhetor jane dy kushtet te cilat do te parandalojne ne te ardhmen kriza te tilla. Ky eshte nje proces ne vazhdim dhe me percaktimin e rregullave te reja te financave me keto ligje te vendosura me kete marreveshje qe arrihet ne vendet anetare te Bashkimit Evropian te zones euro dhe pastaj atyre qe do te ecin drejt zones se euros vendoset nje disipline e hekurt ne shpenzime - theksoi kreu i qeverise. Sipas Kryeministrit vetem fale reformave ekonomike vendi do ti shpetoje krizes se borxheve. Ai tha se duhet nje perqendrim shume i madh ne reformen ekonomike ne menyre qe dallget e krizes te mos e perfshijne Shqiperine. Sigurisht pasojat e saj ndihen por vendi ka rritje ekonomike dhe per shqiptaret eshte jetike ruajtja e rritjes ekonomike. Pa rritjen ekonomike do te kishte jo rritje por ulje te ndjeshme te pagave. Pa rritjen ekonomike do te kishte jo rritje por ulje te ndjeshme te pensioneve. Pa rritjen ekonomike nuk do te mund te kishte investime. Pa rritjen ekonomike do te kishte rritje te madhe te papunesise dhe ne jemi vertet i vetmi vend qe shenon ulje te qarte te papunesise - tha Kryeministri.

Kryeministri Taksat e uleta lufta me e mire ndaj evazionit fiskal

Nje tjeter pike e rendesishme ne rendin e djeshem te Keshillit te Ministrave ishte edhe evazioni fiskal per te cilen kreu i qeverise tha se ky eshte nje problem me te cilin po perballen te gjitha shtetet. Sa me te larta taksat aq me i larte evazioni. Une nuk pretendoj dhe nuk them se duhet marre shembull nga Shqiperia. Shqiperia ndjek modelin e saj me sukses te plote por e verteta eshte se me pergjysmimin e taksave ky vend ka inkasuar se paku 8 miliarde dollare me shume - vijoi me tej Kryeministri. Nderkohe theksoi se ne Bruksel u vendos qe ne ligjin e buxheteve eshte e domosdoshme qe te mos shpenzohet pa plan te mirepercaktuar dhe te shtrihen kembet sa eshte jorgani. Ai kembenguli edhe nje here se qeveria do te beje gjithcka per te lehtesuar barren mbi biznesin duke premtuar se vitin e ardhshem qeveria do te fokusohet ne zgjerimin gjithnje e me shume te hapesires se lirise per bizneset dhe ekonomine. Ne na del detyre te zgjerojme gjithnje e me shume hapesiren e lirise per bizneset per ekonomine. Cdo hap ne kete drejtim eshte i nje rendesie jetike. Te mos harrojme se ne kemi bere nje perparim te shkelqyer ne fushen e koncesioneve ne energji dhe kjo eshte nje nga rastet me unike absolutisht ne Evrope e ne bote. Ne nje hark kohor te shkurter jane firmosur 110 kontrata per rreth 300 hidrocentrale nga te cilet ne 73 ose kane filluar ose kane avancuar ose kane perfunduar punimet - deklaroi Kryeministri. Ai trajtoi ketu ceshtje te rendesishme qe lidhen me thjeshtimin e procedurave burokratike duke u kerkuar ministrave te kabinetit te shqyrtojne qendrimet e agjencive qe varen prej tyre mbi lejet e licencat zvarritjen dhe burokracine si dhe te paraqesin listen e autorizimeve per te pare mundesite per thjeshtimin e tyre. Ne kemi bere nje pune shume te madhe si qeveri per sa i perket licencave. Kemi hequr 2/3 e tyre dhe kemi grupuar 1/3 ne Qendren Kombetare te Licencave dhe Lejeve. Me gjithe kete perpjekje per shkak te lejeve te ndertimit te cilat perbejne ndofta lejen e pare per nga rendesia dhe mjerisht te vleresuara keto vetem per Tiranen ne u renditem vitin qe shkoi ne vendin e 183 ne bote - tha zoti Berisha.

Gjithashtu vleresoi nismen e Bashkise se Tiranes e cila ka marre persiper qe ta sjelle kete leje ne afatin kohor 45 ditor nje nga afatet minimale qe ekziston. Kjo ka nje rendesi shume te madhe. Por zoterinj ministra une kerkoj nga ju te shqyrtoni per te nxjerre konkluzione mbi qendrimet e agjencive qe varen nga ju mbi lejet e licencat zvarritjen dhe burokracine e tyre. Ka ankesa nuk jane te shumta por e verteta eshte se ka ankesa sporadike te rralla te jem i sinqerte qe agjencite nuk i pergjigjen Qendres Kombetare te Lejeve dhe Licencave ne afatin e duhur kohor. Sigurisht qendra do te kete porosi tjua dergoje juve te gjitha rastet e vonesave por kjo mund te kontrollohet fare mire nga ju duke marre ne protokoll daten e paraqitjes se kerkeses tek ju dhe pergjigjes se saj. Kjo eshte e nje rendesie te jashtezakonshme - perfundoi Kryeministri.

Tokat djerre Kryeministri Te jepen me qira

Keshilli i Ministrave ka miratuar diten e djeshme vendimin per dhenien e kompetencave qeverive vendore per administrimin e tokave te lira. Sipas ketij vendimi qeveria u jep te drejte bashkive dhe komunave te japin me qira tokat e papunuara ato bujqesore dhe kullotat. Qeverive vendore per te dhene me qira amfiteoz token bujqesore token kullote zabele token e pafrytshme sic eshte cilesuar nga specialistet qe absolutisht ne Shqiperi nuk ka nje m2 te pafrytshme dhe do jete mire ta shohin ate term se ai term vjen nga koha e dembelizmit socialist dhe tani njerezit kane pasion te punojne kudo - tha kryeministri Berisha. Ai tha se ne teresi kjo eshte toke e frytshme aq me teper me dy projektet qe qeveria ka ndermarre sic jane ne projektin e ullishtave ate te arroreve dy projekte qe do te transformojne teresisht potencialet e medha prodhuese te kesaj toke e te ketij vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›