E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Ne enet e mia te gjakut nuk ka as edhe nje pllake ateromatoze

Kreu i qeverise Sali Berisha konfirmoi ne mbledhjen e djeshme te qeverise se eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe se ajo qe kaloi ne mbremjen e 12 dhjetorit ishte nje gjendje liptomie dhe se kjo nuk ka qene hera e pare. Ai theksoi se ne analizat mjekesore qe ka bere rezultoi se ne sistemin e te gjitha eneve te qarkullimit te gjakut te Sali Berishes nuk gjendet as edhe nje pllake e vetme ateromatoze ateroskleroketike. Ndihem shume mire. Ajo qe pesova ne daten 12 dhjetor ishte nje episod sipas mjekeve por edhe sipas anamnezes sime pasi edhe ajo ka vleren e vete ishte nje episod liptomie i lidhur me nje viroze. Ky ishte i treti qe une kam pesuar gjate jetes sime. I pari ka ndodhur ne vitin 88 dhe ne realitet ishte me i forti gje qe me imponoi te bej nje ekzaminim te te gjitha sistemeve dhe qe gjithcka dolen intakt. Pra ishte ne kuadrin e nje viroze. Viruse qe mesa duket kane potenciale te ndikojne ose te krijojne episod te tille por e verteta eshte si viroze ajo nuk ishte e fuqishme. Rasti tjeter ka ndodhur ne Vlore dhjete vjet me vone ne vitin 98. Ajo ishte ne kuadrin e nje viroze me te fuqishme. Dhe rasti i trete qe ishte i cuditshem se ishte me i lehti ishte edhe ky ne sfondin e nje viroze. Shpjegimi per kete eshte hiperenergjia. Ne teresi keto japin temperature te larte kurse nje organizem qe reagon fuqishem ndaj tyre reagon me energji te medha krijohen mesa duket episode te tilla te cilat kane ardhur ne zvogelim ne fuqite e tyre. Pra ndjehem shume mire - u shpreh Kryeministri Berisha. Ai theksoi se viroza nga e cila ai ishte prekur eshte nje viroze e cila mund te preke kedo duke hedhur poshte ndonje aludim te mundshem se ajo qe ndodhi gjate festes se PD-se erdhi per shkak te moshes. Nga nje lsquocheck up qe u be rezultoi se ne sistemin e te gjitha eneve te qarkullimit te gjakut te Sali Berishes nuk gjendet as edhe nje pllake e vetme ateromatoze ateroskleroketike. Kjo do te thote se ky sistem nuk ka moshe. Kisha bere nje kontroll me te gjitha para dy vitesh madje desha edhe ta botoj por e lashe. E bera perseri tani dhe u kerkua nese kishte ndonje pllake te vogel kund por ato ishin te lemuara pothuajse sic kane lindur natyrisht jo si te asaj moshe - vijoi me tej kreu i qeverise. Ndersa falenderoi mjeket mediat dhe gjithe qytetaret shqiptare te cilet gjate ketyre diteve jane interesuar vazhdimisht per gjendjen shendetesore te Kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›