E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxhit, SHBA përpjekje për kompromis

Republikanët dhe demokratët vazhdojnë përpjekjet për të arritur kompromis rreth kufirit të borxhit.
Lideri i republikanëve në Kongres, Xhon Bohner, ka kërkuar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të mbështesin planin e tij për të shkurtuar buxhetin e SHBA-së dhe për të rritur kufirin e borxhit.
 

Apeli i tij vjen me gjithë kërcënimin e vetos nga Shtëpia e Bardhë dhe refuzimet e udhëheqësve demokratë në Senat.
Kundërshtimet e demokratëve kanë të bëjnë me faktin se plani i Bohnerit do të rriste kufirin e borxhit vetëm për gjashtë muaj, duke e bërë politikën edhe më të vështirë për ligjvënësit, përpara zgjedhjeve të nëntorit 2012.
 

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të dështojnë për të paguar borxhin, nëse kufiri i huamarrjes nuk rritet deri në 2 gusht. Thesari ka paralajmëruar se do të dalë me një plan veprimi për qeverinë, nëse nuk respketohet afati i caktuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›