E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi, trupat e NATO-s do të humbasin

Lideri i Libisë Muhamar Gedafi ka dhënë një mesazh audio i cili i është drejtuar trupave të tij besnikë në qytetin e Zlitanit, një qytet afër kufirit me Tunizinë. Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti i njohur mediatik botëror Al Zhazira. Në fjalimin e tij të ashpër, ai është shprehur se trupat e NATO-s do të humbasin ndaj forcave të tij besnike.
"Nuk jemi të trembur nga NATO. Jemi të gatshëm për të paguar edhe me jetën tonë . Gjithashtu jemi të gatshëm për të sakrifikuar jetët e grave dhe fëmijëve tanë për të mundur armikun tonë."- ka përfunduar deklaratën shokuese Gedafi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›