Kriza e euros i kerkohet ndihme Kines

Kreu i fondit të shpëtimit të eurozonës tenton të bindë Kinën për të investuar në një skemë që do të ndihmonte vendet anëtare të eurozonës të përballen me krizën e borxhit. Pas takimit me udhëheqësit kinezë, Klaus Regling tha se nuk kishte negociata formale dhe nuk do të kishte asnjë marrveshje për momentin.
Mendohet që në fondin e shpëtimit për euron Kina mund të derdhë deri 70 miliardë euro. Pekini megjithatë e ka bërë të qartë se do të kërkojë garanci të besueshme për sigurinë e çdo kontributi që derdh. Regling, i cili është shefi ekzekutiv i mekanizmit Evropian për Stabilitet Financiar (EFSF), u shpreh se nuk ishte duke negociuar me Kinën si një investitor potencial, por behëj fjalë për konsultime për të vendosur kushtet paraprake për marrjen e fondeve të tilla ndërsa theksoi se Kina në të kaluarën është konsideruar një blerës i rregullt i obligacioneve të mekanimit europian për stabilitet financiar.
Analistët thonë se për Pekinin një marrveshje afatgjatë do të garantonte investime të sigurta për tepricat e saj tregtare. E ndërsa shihet si garanci që në këtë fond kontribuesi më i madh do të jetë Gjermania në kah të kundërt veprojnë deklaratat e presidentit francez Nikola Sarkozi. Pranimi i Greqisë në eurozonë në vitin 2001, ishte “gabim” deklaroi ai gjatë një intervistë televizive, pasi Athina zyrtare “kishte hyrë me të dhëna të falsifikuara ekonomike dhe nuk ishte e gatshme ” të ishte pjesë e zonës euro".
Por falë marrveshjes të arritur në Bruksel, sipas presidentit francez, Greqia mund të shpëtojë. Për të dytën ditë rresht dhe tregjet ndërkombëtare kanë reaguar pozitivisht ndaj aksioneve europiane.
Delina Bitraku