E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meke mblidhen pelegrinet per Umra

Pelegrinët myslimanë mblidhen sërish në  vendet e shenjta të  Mekës në Arabinë Saudite  për të kryer ritet e umra-s. Turma e besimtarëve pritet të  arrijë 3 milion  javën e ardhshme ndërsa fillon rituali i  përvitshëm i Haxhit. Një nga tubimet më gjigande në botë  me sfond  fetar  mbledh  miliona besimtarë nga e gjithë bota në vendlindjen  e Islamit. 

Pelegrinazhi  në vetvete zgjat  të  pakten gjashtë ditë, duke filluar në ditën e 8 të muajit hënor e cila bie këtë vit në fillim të nëntorit.  Pelegrinët e parë megjithatë  vijnë më herët për të kryer ritet e umras, ose haxhit të vogël, të cilat zhvillohen vetëm në Mekë. Itinerari i Haj i con pelegrinët nga Meka në rrafshnaltën e Arafatit më  në lindje, ku ata kalojnë pasditen e ditës së dytë. Më pas kthehen sërish në Mekë në një sërë ritualesh që sivjet  mbahen për herë të parë pas  pranverës  arabe. Masat e sigurisë do të jenë të larta premtojnë  autoritetet saudite në kuadër dhe të zhvillimeve më të fundit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›